Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa

02.01.2019 09:18

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata...

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset rrugore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.