Botë

Filipine, rritet në 85 numri i viktimave nga përmbytjet

02.01.2019 10:11

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine është rritur në 85 . 20 persona konsiderohen ende të zhdukur....

Ekipet e shpëtimit nuk po e  menaxhojnë dot situatën për të arritur në kohë në  zonat e prekura nga vërshimet. Viktimat u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu.
 
Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visajas. Zyrtarët vunë tre provincat “në gjendje të jashtëzakonshme”, për t’u dhënë atyre qasje në fondet e emergjencës.