Botë

Ribashkimi, Kina dhe Tajvani ashpërsojnë deklaratat

02.01.2019 10:35

Presidenti kinez, Xi Jinping, është i prerë se Pekini nuk do të heqë dorë nga opsioni i përdorimit....

Presidenti kinez, Xi Jinping, është i prerë se Pekini nuk do të heqë dorë nga opsioni i përdorimit të “të gjitha masave të nevojshme” kundër çdo forcë që kundërshton ribashkimin paqësor të Tajvanit dhe Kinës.
 
Presidenti Xi nuk ka asnjë dyshim se ribashkimi do të ndodhë. Ai u ka bërë thirrje njerëzve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit që të punojnë drejt këtij qëllimi. Më 1 janar, presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen i kërkoi Kinës të përdorte vetëm mjete paqësore në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Ai shtoi se ndërhyrja kineze në zhvillimin politik dhe shoqëror të Tajvanit ishte “sfida më e madhe e vendit të tij për momentin”.
 
Kina mohon ndërhyrjen në punët e brendshme të Tajvanit. Forcat kineze nacionaliste të kryesuara nga Chiang Kai-shek u arratisën në Tajvan në vitin 1949 pas humbjes së një lufte civile ndaj komunistëve. Kina nuk e njeh Tajvanin dhe një traktat formal paqeje nuk është nënshkruar kurrë.