Botë

Magnitogorsku, 7 të vdekur nga shpërthimi i një tubi gazi

02.01.2019 12:37

Në qytetin Magnitogorsku, rreth 1.700 kilometra larg Moskës, si pasojë e shpërthimit të një tubi të gazit, 7 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur.....

Autoritetet ruse janë shprehur se situata paraqitet alarmante, me njerëz që dergjen nën rrënoja. Në qytetin ku ndodhi shpërthimi ka arritur edhe presidenti, Vladimir Putin, që shprehu pikëllimin e tij për ngjarjen e rëndë.
 
Në këtë qytet temperaturat arrijnë në nivelet minus 15 deri minus 22, ndaj edhe besimi i autoriteteve se do të gjejnë trupa të gjallë, sa vjen e bie.