SHKELJET NË KOMUNIKACION

Shkeljet në komunikacion shënojnë rritje prej 4%

18.08.2014 15:07

120 denoncime të qytetarëve, 115 gjoba të shqiptuara dhe 68 fletëpagesa të realizuara....

Këto janë rezultatet  nga  projekti  i  MPB-së, “Propozoni kontroll komunikacioni”, i cili filloi të realizohet prej në fund të muajit korrikut.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, informon se projekti në fjalë është i suksesshëm dhe jep rezultate konkrete edhe pse kohëve të fundit është rritur numri i  shkeljeve në komunikacion për 4 për qind.        

"Numri i shkeljeve në komunikacion është rritur për 4 %, që do të thotë se brenda  6 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 73 mijë 152 shkelje, ose   kemi nga  400  shkelje në ditë nëpër gjithë territorin e vendit. Gjatë kësaj periudhe, kemi pasur  1.716 aksidente me pasoja më të rënda, prej të cilave 71 persona kanë humbur jetën  në këto aksidente”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Me ndihmën e qytetarëve, Policia Rrugore i zbulon shkelësit e rregullave të trafikut. Qytetarët bashkëpunojnë me Policinë dhe kanë vërejtur shumë parregullsi në trafik, si gjatë tejkalimit të makinave, parkimit dhe shpejtësisë së palejuar.

Propozimi për kontroll komunikacioni në ueb faqen e MPB –së filloi të realizohet  para 2 javësh në Maqedoni. I vetmi qëllim i këtij projekti është që të rritet siguria në komunikacion dhe të zbulohen dhe sanksionohen me efikasitet dhe në kohë të gjithë shoferët të cilët nuk i respektojnë rregullat të parashikuara në trafik.

Qytetarët e anketuar thonë se projektet e tilla duhet realizuar në kontinuitet dhe pa ndërprerje.

“Edhe qytetarët duhet punuar për kulturën e komunikacionit, sepse edhe ajo është një faktor i rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes aktuale”- theksoi një qytetarë.

“Ky projekt mua më pëlqen shumë dhe për mendimin tim i njëjti duhet praktikuar edhe më tej”- tha një qytetarë.

Deri më tani, MPB ka realizuar rreth 100 mijë kontrolle policore, por megjithatë aksidentet nuk kanë të ndalur.

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën magjistrale  Strumicë-Novo Sellë,  në një aksident rrugor jetën e humbi edhe një djalë 26 vjeçar, ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore. (Rexhep Qamili, TVM2)

Foto: mia.mk