Danimarkë, aksident hekurudhor, 6 të vdekur e 16 të lënduar

02.01.2019 19:35

6 të vdekur është bilanci tragjik hekurudhor në Danimarkë....

6 të vdekur është bilanci tragjik hekurudhor në  Danimarkë. 16 të tjerë mbetën të lënduar.

Aksidenti ndodhi kur një tren i shpejtë që udhëtonte nga Fyn drejt Kopenhagës, u godit nga copat e një treni mallrash që vinte nga drejtimi i kundërt, në momentin kur zona ishte përfshirë nga një stuhi e rëndë.

Edhe pse treni i shpejtë frenoi fort, aksidenti ishte i pashmangshëm. Në trenin e shpejtë kishte 131 pasagjerë dhe 3 punonjës në momentin e aksidentit. Puna e ekipeve të shpëtimit u vështirësua nga stuhia që ka goditur këtë pjesë të Danimarkës.

Ura mbi të cilën ndodhi aksidenti, është mbyllur në të dy drejtimet. Treni po udhëtonte nga Odense në ishullin Funen drejt Kopenhagës në ishullin Zealand.