Tlaxiaco - Meksikë, kryebashkiaku vritet 2 orë pasi merr detyrën
Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Oaxaca të Meksikës, Alejandro Aparicio....

Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Oaxaca të Meksikës, Alejandro Aparicio, është qëlluar për vdekje vetëm 2 orë pasi mori detyrën, teksa shkonte të kryente inspektimin e tij të parë si kreu i qeverisë lokale.
Aparicio u qëllua në gjoks dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin si pasojë e plagëve të rënda. 4 personat e tjerë u plagosën, një prej të cilëve rëndë.
Kryebashkiaku Alejandro Aparicio ishte pjesë e partisë së Presidentit meksikan Obrador, i cili mori detyrën rreth një muaj më parë. Dhuna politike ka shënuar rritje vitet e fundit në Meksikë, e cila ka një histori të gjatë të krimeve politikisht të motivuara.
Nga Shtatori i vitit 2017 deri në Gusht të vitit 2018 në rang kombëtar janë sulmuar 850 politikanë, 175 prej të cilëve kanë vdekur.
