Rëndohet bilanci i tragjedisë në Rusi, 37 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit

03.01.2019 19:14

Është rritur në 37 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur...

Është rritur në 37 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur pas shpërthimit të gazit natyror në qytetin Magnitogorski në Rusi. Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në bllokun e shembur pas shpërthimit që ndodhi natën e vitit të ri  në ndërtesën 10 katëshe. Në shpërthim ishin dëmtuar 48 apartamente, ku jetonin më shumë se 100 persona.

Ende nën gërmadha gjenden 4 persona por askush nuk ka më shpresë se ata mund të jenë gjallë për shkak edhe të temperaturave ekstremisht të ulëta.

Megjithatë shpresat nuk humben, kjo edhe për faktin se 35 orë pas shpërthimit , nga rrënojat e ndërtesës së shembur u nxor e gjallë një foshnje.