Botë

Aksidenti në Danimarkë: Gjenden edhe 2 trupa, 8 numri i të vdekurve

04.01.2019 11:03

Policia daneze ka gjetur dy trupa të tjerë të pajetë. Me këtë numri i të vdekurve u rrit në 8, duke e bërë aksidentin hekurudhor...

Policia daneze ka gjetur dy trupa të tjerë të pajetë. Me këtë numri i të vdekurve u rrit në 8, duke e bërë aksidentin hekurudhor, më vdekjeprurësin në Danimarkë në 30 vitet e fundit.

3 gra dhe 5 burra kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së mërkurës, ku 4 prej tyre janë identifikuar, ndërsa 16 të tjerë u lënduan. 

Policia njoftoi se trupat u gjetën vetëm pasi u larguan mbetjet e trenit nga vendi i aksidentit, pasi dëmet ishin aq të mëdha saqë kanë bërë të pamundur hyrjen e shpëtimtarëve në pjesët e dëmtuara.

Autoritetet po hetojnë nëse shkaktare e aksidentit ka qenë mbulesa e pasigurtë trenit të  mallrave, që lëvizte në drejtim të kundërt me trenin e shpetësisë së lartë, apo shkak u bë stuhia që goditi zonën në atë moment.