Botë

ShBA, demokratët marrin kontrollin në Kongres

04.01.2019 11:19

Kongresi i ri amerikan përgatitet të bëjë betimin. Pas dy vjetësh kontrolli nga republikanët të Shtëpisë së Bardhë...

Kongresi i ri amerikan përgatitet të bëjë betimin. Pas dy vjetësh kontrolli nga republikanët të Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët marrin kontrollin e kësaj të fundit.

Kjo si rezultat i zgjedhjeve për Kongresin të mbajtura në muajin nëntor, gjatë të cilave demokratët siguruan në fund të procesit 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh.

Ligjvënësja Nancy Pelosi pritet të votohet si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, post të cilin ajo e ka mbajtur nga viti 2007 deri në 2011.

Deri tani ka pak gjasa që udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata republikanë të Senatit, të bien dakord për një plan shpenzimesh që do të rihapte një të katërtën e shërbimeve qeveritare që aktualisht janë të mbyllura.