Botë

Tajlandë, “Pabuk” godet vendin, bllokohen mijëra turistë

04.01.2019 13:20

Stuhia tropikale “Pabuk” ka goditur Tajlandën duke bërë që të mbyllen aeroportet dhe të ndalen udhëtimet me tragete...

Stuhia tropikale “Pabuk” ka goditur Tajlandën duke bërë që të mbyllen aeroportet dhe të ndalen udhëtimet me tragete, si pasojë e reshjeve të dendura dhe dallgëve gjigante.

Anijet janë nxjerrë në breg në gjirin e Tajlandës, dy aeroporte kryesore “Koh Samui” dhe “Nakhon si Thammarat” u mbyllën deri të shtunën, duke bllokuar me mijëra turistë në ishuj.

“Pabuk”, stuhia e parë tropikale në dekada që mbërrin gjatë sezonit të festave, është intensifikuar mëngjesin e së premtes.

Pamjet filmike, tregojnë platformat e naftës në det përballë dallgëve gjigante, si dhe anijet e mëdha të transportit që lundronin në ujëra të frikshme.

Me reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë jugun e vendit, Departamenti i Meteorologjisë ka paralajmëruar komunitetet bregdetare të presin rritje të nivelit të ujit e përmbytje.