Botë
Protesta kundër martesës së një hebreje me një palestinez
18.08.2014 17:54
Një martesë mes një hebreje dhe një palestinezi, është tentuar të ndalohet nga një grup protestuesish radikalë izraelitë...

Dhjetëra forca policie, përfshirë këtu edhe njësitin më elitar, formuan zinxhir njerëzor për të bllokuar protestuesit që të hynin në sallën e dasmës.
Katër nga protestuesit u vunë në pranga. Nusja, Maral Malka, 23 vjeç dhe dhëndri, Mahmoud Mansour, 26 vjeç, kishin kërkuar më parë nga Gjykata mbrojtje për dasmën e tyre.
