Ukrainë, vriten dy studente turke

04.01.2019 17:59

Dy studente turke, të moshës 20 dhe 22 vjeç, u gjetën të vdekura...

Dy studente turke, të moshës 20 dhe 22 vjeç, u gjetën të vdekura në apartament në qytetin Harkiv në verilindje të Ukrainës.

Zëdhënësja e policisë në Harkiv, Olga Grabar konfirmoi se një student ka njoftuar policinë se shoqet e tij të fakultetit që nga 31 dhjetori nuk i janë paraqitur në telefon. Grabar tha se policia më pas shkoi në apartamentin me qira ku jetonin studentet dhe policia i gjeti në apartament pa shenja jete.

Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, ndërsa policia nuk dha informacione për identitetin e vajzave. Mediat ukrainase raportojnë se studentet turke, në Harkiv studionin mjekësinë dhe se janë vrarë në mënyrë brutale në apartamentin e tyre.