Botë

Poloni, pesë vajza 15 vjeçare humben jetën nga zjarri

05.01.2019 12:25

5 vajza të gjitha adoleshente kanë vdekur në Poloni si pasojë e një zjarri të rënë....

5 vajza të gjitha adoleshente kanë vdekur në Poloni si pasojë e një zjarri të rënë në një dhomë gjatë lojës që po bëhet gjithnjë e më e famshme në të gjithë botës “Escape Room”.
 
Ministri i Brendshëm Joachim Brudzinski bëri të ditur se zjarri ra në veri të vendit në qytetin Koszalin. Vajzat të gjitha 15 vjecare dhe mike me njera-tjetren kishin shkuar të festonin ditëlindjen e një shoku të tyre dhe e kishin bërë këtë gjë duke zgjedhur një lojë të vecante si “escape room”. Bëhet fjalë për një lojë ku disa konkurente qëndrojnë brenda një dhomë të mbyllur dhe për të dalë jashtë duhet të kalojnë disa etapa dhe “peripeci”. Vajzat këtë herë kanë qënë të pafata sepse brenda në dhomën e “arratisjes” ka rënë zjarr duke i marrë atyre jetën.