Botë

Zjarre të mëdha përfshijnë Kilin

05.01.2019 13:18

Dhjetëra zjarre u përhapen në Kili të Amerikës Jugore duke lënë të shkatërruara shumë shtëpi....

Nga flakët më shumë se 100 persona janë zhvendosur nga kryeqyteti, Santiago. Zjarrët filluan që nga e enjtja vështirësuan jetesën për vendin që u mbulua nga tymi. Ndërsa vendi më i prekur thuhet se është Limache ku kryebashkiaku tha se 60 shtëpi u shkatërruan.
 
Rajoni i O’Higginsit në jug të Valparaisos po ashtu u godit rëndë. Në total, mediat lokale raportojnë se më shumë se 2,600 hektarë janë djegur. Zjarrfikësit ende janë duke punuar për të sanuar gjendjen.