Botë
Francë, rikthehen protestat, Parisi digjet sërish
06.01.2019 12:52
Akti i tetë i “Jelekëve të verdhë” në Francë, i pari për vitin 2019, u shoqërua nga protesta të dhunshme, përleshje me forcat e policisë dhe djegie makinash e biznesesh....

Ndryshe nga manifestimet e kaluara, fuqia kryesore e protestuesve u përqendrua në brigjet e Senës, ku u dogjën lokale e sende të tjera. Protestuesit lëshuan gurë mbi policinë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa numri total i protestuesve në të gjithë Francën ishte mbi 25 mijë.
“Jelekët e verdhë” protestojnë kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, që i cilësojnë të papërballueshme. Shefi i Elizesë bëri lëshime duke rritur pagën minimale dhe hequr disa taksa, por për protestuesit kjo ishte e pamjaftueshme.
