Botë
Brazili nxjerr trupat ushtarake për të ndalur dhunën, ndikimi i presidentit të ri
06.01.2019 13:24
Rreth 300 trupa janë dërguar në qytetin verilindor brazilian të Fortaleza për të goditur rritjen e dhunës kriminale, thanë autoritetet....

Ushtarët do të patrullojnë atje dhe përmes shtetit Ceara, në përpkjeje për të ndaluar sulmet ndaj dyqaneve, bankave dhe autobuzëve. Ministria e Drejtësisë mori masa të veçanta pra dhjetra sulmeve këtë javë. Ka pasur protesta kundër masave të ashpra në burgjet lokale, që janë gjërësisht të kontrolluara nga bandat kriminale.
Autoritetet e burgjeve në këtë shtet kanë bllokuar sinjalet e telefonave celularë brenda burgjeve dhe i kanë dhënë fund ndarjes në qeli sipas përkatësisë së bandave. Dislokimi i trupave vjen disa ditë pas inagurimit të Presidentit të ri Jair Bolsonaro, që u zgjodh me premtimin për të luftuar krimin e shfrenuar në vend. Bolsonaro thuhet se e vlerësoi vendimin e Ministrit të Drejtësisë sergio Moro për të dërguar trupa si “ efikas, të shpejtë dhe efektiv”.
