Botë

Shpërthimi i bombës në Kajro, një i vdekur dhe dy të plagosur

06.01.2019 19:16

Një oficer i policisë së Egjiptit i cili ishte ekspert në fushën e eksplozivëve ka ndërruar jetë gjatë përpjekjeve për ta de-aktivizuar.....

Një oficer i policisë së Egjiptit i cili ishte ekspert në fushën e eksplozivëve ka ndërruar jetë gjatë përpjekjeve për ta de-aktivizuar një bombë e cila ishte montuar në një kishë në qytetin Nasr që ndodhet në lindje të Kajros.
 
Si pasojë e shpërthimit edhe dy policë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Mjeti shpërthyes u montua dy ditë para se komuniteti Kpot t’i festojë Krishtlindjet, një ngjarje fetare kjo e cila festohet nga shumë të krishterë të Egjiptit. Ky komunitet i cili përbën prej 10 për qind të popullsisë në Egjipt, ka kohë që është duke u ankuar për diskriminim. Ata shpesh herë sulmohen nga militantët islamikë të cilët e konsiderojnë komunitetin Kopt, si të pa fe.