Izraeli kërkon që ShBA-ja t'ia njohë sovranitetin në lartësitë Golan
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të njohin sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të njohin sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan, një zonë e kontestuar në kufi me Sirinë.
Netanyahu i ka bërë këto komente më 6 janar, duke shtuar se një ditë më vonë, ai dhe Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton do të vizitojnë këtë rajon, nëse janë të përshtatshme kushtet atmosferike.
Izraeli e ka pushtuar këtë territor më 1967 dhe më pas e ka aneksuar atë më 1981, mirëpo komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh këtë zonë si pjesë të Izraelit.
Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka treguar gatishmëri në të kaluarën për t’iu ikur normave globale sa i përket vendimeve në politikën e jashtme.
Më 2017, ai ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ambasada e shba-së do të bartej nga Tel Avivi në Jerusalem.
Një gjë e tillë ka nxitur pakënaqësi te palestinezët dhe shumë aleatë të ShBA-së. Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.
Izraeli e ka aneksuar këtë zonë dhe ka shpallur gjithë qytetin si kryeqytetet, një vendim që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
