Futboll
Vështrim elita e futbollit në vend (xhiro e 3-të)
18.08.2014 18:57
Uikendin të cilin e lam pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 3-të, në Elitën e futbollit në vend...

Uikendin të cilin e lam pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 3-të, në Elitën e futbollit në vend, me c rast Shkëndija e Tetovës ka shënuar edhe një fitore të vlefshme, kësaj rradhe kundër Horizont Turnovës me rezultat të thellë 5 me 2.
Futbollistët e Shkëndisë e nisën shum mirë takimin duke avansuar me golin e Armend Halimit që mysafirët pas këtij goli të bëjn kthesë totaled he të shkojnë në pushim me avantazh prej 2 -1.
Pjesën e dytë futbollistët e Roj Ferenqinës luajtën shkëlqyeshëm dhe me golat e Alimit I cili sërish u regjistrua në listën e golashënuesve dhe dy golat tjerë të Demir Ymerit dhe një të Hirstian Kirovskit në fund festuan me meritë 5 me 2 dhe kjo pjesë paMËDYSHJE ISHTE FRAKSIONI MË I MIRË I Shkëndis së Tetovës në kampionatin e ri.
Takimi në Tetovë pos që ishte më efikasi, u shënuan gjithsejt 7 gola,ishte edhe takimi më I vizituar ku ndeshjen në fjaklë e përcollën mbi 6 mijë shikues që e bëjnë skuadrën tetovare ekipin me të shikuar në Elitën e futbollit në vend.
Renova në ndeshjen e tretë shijoi për herë të parë disfatën kështu që futbollistët e Qatip Osmanit pësuan minimalisht në transferët kundër Sileksit të Kratovës. Edhepse Renova pësoi disfatë në këtë takim lojtarët e saj luajtën mirë madje kishin edhe disa raste për të barazuar rezultatin.
Vardari I Shkupit është skuadër e vetme e cila ka bilans të qindpërqindt në këtë Kampioanat ngase lojatarët e saj edhe në ndeshjen e tretë në këtë stinor, kësaj radhe në transfertë kundër Bregallnicës së Shtipit shënuan fitore dhe tash gëzojnë pikë maksimale gjithse 9 nga tri ndeshje.
Në dy takimet tjera, Rabotniqki ashtu siq pritej festoi kundër Teteksit me rezultat 1 me o ndërkaq Metalurgu nga mysafirllëku në Manastir kthehet me gjah të plotë ku festoi minimalisht me 1 –o.
Pas 3 xhirove të zhvilluara Vardari I Shkupit mban pozitën e lidershipit me pikë maksimale 9, ndërkaq Shkëndija e Tetovës është 4-ta me 6 pikë ndërkaq Renova pozicionohet një pozitë më poshte me 4 pikë.
Javën e ardhme në program janë takimet e xhiros së 4 me c rast Shkëndija do të luaj me Metalurgun në Shkup ndërkaq Renova në tetovë do të gostitë Pelisterin e Manastirit… SAMI ADEMI TVM2