Athinë, bojë Ambasadës amerikane, 8 persona në arrest

07.01.2019 13:12

Policia greke arrestoi tetë persona me dyshimin se....

Policia greke arrestoi tetë persona me dyshimin se hodhën një kazan me ngjyrë të kuqe ndaj ndërtesës së Ambasadës së ShBA-së në Athinë.

Policia tha se një duzinë njerëzish në motoçikleta hodhën ngjyrë të kuqe rreth orës 3:30 të mëngjesit. Incidenti është marrë përsipër nga grupi anarkist, Rubikonas, për shkak të, siç thonë "imperializmit amerikan" dhe Marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë, në këmbim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Në mesin e arsyeve për këtë veprim është cituar edhe vendimi i fundit të ShBA-ve për t'u tërhequr nga Siria. Anarkistët e Rubikonas kanë organizuar edhe më herët incidente të tilla.