Futboll

Agim Ibrahimi vazhdon edhe per tre vite me Mariborin

18.08.2014 19:00

Reprezentuesi I Maqedonisë në futboll edhe në të ardhmen do të qëndrojë në radhët e Mariborit...

Reprezentuesi I Maqedonisë në futboll edhe në të ardhmen do të qëndrojë në radhët e Mariborit, pasi që sot edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë 3 vjeqare me skuadrën sllovene Mariborin.
 
Skuadra e Mariborit nuk ka mshefur kënaqësin me rastin e kësaj kontrate, aq më tepër pasi që në kohë të fundit kan pasur disa oferta të majme për Agim Ibrahimin.
 
Njëra nga to ishte edhe ajo e Selltikut të Gllazgou Renxhersit skuadër kjo e cila do të jetë kundërshatr I Mariborit në raundin e fundit kualifikues pë2r plasma në Ligën e Kampionëve Evropian.
 
Vetëm sa për informim, Agim Ibrahimi stinorin e kaluar e kaloi si futbollist I huazuar tek Kaljari Italian ku nuk kishte minutazh të duhur dhe sërish u kthye në radhët e Mariborit.
 
Agimi kishte paraqitje të shkëlqyeshme për skuadrën Sllovene në fillim të këtij stinore ku do të veqojmë ndeshjen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve kundër Makabi Tel Avivit ku me 2 golat e tij Maribori ndodhet vetëm pak para plasmanit në fazën grupore të garës më prestigjioze në futbollin Evropian-Ligën e Kampionëve.
 
Edhe drejtori teknik I Mariborit, Zllatko Zahoviq nuk ka mshehur kënaqësin për mbetjen e Agim Ibrahimit në ekipin e Mariborit për 3 vitet e ardhshme. (Artan Ziberi, TVM2)