MAQEDONI

Shkolla për liderë të rinj me iniciativë të Ivanovit për të pestën herë me radhë në Ohër

19.08.2014 10:28

Në Ohër nga sot e deri më 28 gusht do të mbahet Shkolla për liderë të rinj që për të pestën herë me radhë organizohet me iniciativë të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov..........

Shkollën do ta hapë presidenti Ivanov, ndërsa do të kenë fjalim edhe ish-presidenti i Republikës së Serbisë Boris Tadiq, senatori në parlamentin e Kanadasë Donald Meredith, zëvendës-kryetari i kompanisë telekomunikuese ZTE i angazhuar për Evropë, Ksiao Ming dhe profesori i Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë" pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, Zoran Ilievski.

Në ditën e parë të Shkollës ligjërata do të mbajnë Tadiq, senatori Meredith dhe zëvendës-kryetari i kompanisë ZTE Ksiao Ming.

Shkolla për liderë të rinj mbahet me ide personale të presidentit Ivanov. Shkolla është themeluar pas marrjes së tij të funksionit President i Republikës së Maqedonisë dhe mbahet në bazë vjetore.

Deri më tani janë organizuar katër trajnime intensive për lidership në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Ideja e Shkollës, njoftoi Kabineti i presidentit, është që t'u mundësojë të rinjve, të talentuarve dhe ambiciozëve nga Maqedonia t'i sendërtojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë lidere.

Programi i Shkollës përfshin ligjërata dhe trajnime nga sferat e lidershipit dhe menaxhmentit nga ana e ligjëruesve eminentë dhe mysafirë nga institucione arsimore me renome dhe profesionale, menaxhment-simulime dhe stëvitje praktike lidershipe.

Midis ligjëruesve të Shkollës së sivjetme për liderë të rinj janë ish-presidenti serb Boris Tadiq, senatori kanadez, Donald Meredit, nënkryetari i gjigantit telekomunikues kinez ZTE, Ksiao Ming, themeluesi i Po Uorlld, Kosta Petrov, trashëgimtari austriak, arqiduka Karl fon Habsburg, drejtori i kompanisë për komunikime publike Rasell nga SHBA-ja, Xhejson Miko, ish-sekretari privat i princeshës Dijana, Patrik Xhefson, asistentja e ish-presidentit amerikan Ronald Megan, Meri Xho Xhejkobi, drejtori i grupacionit Multimod, Tafshir Aval, juristi Muhmaed Meshiq nga BeH-ja.

Në Shkollën e sivjetshm marrin pjesë gjithsej 20 ligjërues me renome nga institcione të mëdha arsimor dhe profesionale, të cilët do t'ua transmetojnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre për lidershpin gjithsej 40 pjesëmarrësve në trajnim.