KULTURË

Ko Un në takim me ministren e Kulturës, Kançeska Milevska

19.08.2014 10:34

Fituesi i "Kurorës së artë" të Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2014, poeti jugokorean Ko Un, sot do të ketë takim me ministren e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska......

Un (1933) ka famë të poetit kombëtar dhe është mes emrave më të shquar të poezisë botërore.

Vepra poetike e tij është e madhe, ka shkruajtur më shumë se cilido poet korean. Ka botuar 140 libra prej të cilave 50 janë libra me poezi. Krijimtaria e tërësishme është publikuar para disa viteve në 40 vëllime. Alen Ginzbergun e ka përshkruar si "poet i madh, kombinim i mjeshtrisë budiste, liberal i pasionuar politik dhe natyralist historik", ndërsa poezia e Ko Un e pasqyron shpirtin korean.

Në vendim të bordit të MSP-së që ai të jetë laureati i sivjetshëm, të marrë në shkurt të këtij viti, ishte theksuar se shpërblimi i ndahet për "...realizimet e larta artistike, shprehjen e veçantë poetike dhe fuqinë e senzibilitetit poetik përmes të cilit njerëzimi është thelluar në krijimtarinë poetike".

"Mirënjohja "Kurora e artë" Ko Un-it do t'i ndahet më 24 gusht në manifestimin "Urat" në suaza të mbrëmjeve të 53-ta strugane të poezisë.