Botë

Kurdët mbetën pa mbrojtje, Bolton në Turqi për të qetësuar situatën

08.01.2019 15:23

Që kur presidenti, Donald Trump, njoftoi se forcat amerikane do të largohen nga vendi i trazuar....

Që kur presidenti, Donald Trump, njoftoi se forcat amerikane do të largohen nga vendi i trazuar, kurdët - ish-aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, - ndihen të kërcënuar nga Turqia. Për të qetësuar edhe kurdët edhe Ankaranë, në Turqi po qëndron këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton.
 
Rexhep Tajip Erdoan nuk i ka fshehur asnjëherë qëllimet e tij ndaj tyre dhe kërkesat e mëhershme të Boltonit për mbrojtjen e kurdëve i ka dënuar me forcë.
 
“Mesazhi i përcjellë prej tij nga Izraeli është e pamundur të kapërdihet”,- deklaroi kreu i shtetit turk përpara deputeteve të partisë së tij në Ankara. Këshilltari i Trumpit ka bërë të ditur se përpara tërheqjes se trupave, Uashingtoni kërkon garanci për kurdët që luftojnë në Siri.
 
“Ne mendojmë se turqit nuk duhet të ndërmarrin operacione të cilat Amerika nuk i mbështet”,- ka deklaruar Bolton. Forcat kurde në Siri që luftuan kundër ISIS-it, Ankaraja i sheh si degë e militantëve rebelë kurdë brenda territorit të saj, të cilët i konsideron terroristë.