KULTURË

"Melodia e Shenzhenit" sonte në festivalin, Vera e Ohrit

19.08.2014 10:40

Me koncertin "Melodia e Shenzhenit - Nata kineze" të Orkestrës simfonike të Shenzhenit nga Republika Popullore e Kinës sonte në kishën "Shën Sofia" do të përfundojë pjesa muzikore e festivalit Vera e Ohrit......

Me këtë koncert do të udhëheq dirigjenti eminent kinez Lin Daje. Në program janë vepra të Van Ksilin, Van Ning, Çen Gang/He Zhanhao, Çajkovski dhe Zografski.

Orkestra simfonike e Shenzhenit është formuar në vitin 1982. Pas debisë së suksesshme në vitin 1985, orkestra u ndërtua në një kolektiv artistik me renome, i cili në repertor ka më shumë se 80 vepra simfonike dhe 100 vepra të njohura orkestruese të kompozitorëve kinezë dhe të huaj.

Nga viti 1987 në mënyrë aktive performon në podiume të koncerteve dge festivaleve në Kinë dhe në vendet e tjera aziatike dhe evropiane me mbi 100 koncerte në vit, merr pjesë edhe në festivale të numërta, si Festivali internacional kinez i koreve, Festivali modern muzikor në Pekin, Ditët muzikore në Stamboll, Festivali italian "Milt Fister", Festivali francez në Dinar dhe në Forumin e parë botëror budist.

Dirigjenti i ri kinez Daje pas studimeve katërvjeçare në Berlin kthehen në Kinë, ku fillon veprimtarinë aktive të dirigjentit.

Ka dirigjuar me orkestrat më të mëdha në Kinë në fstivalet dhe koncertet më të rëndësishme, ndërsa nga shtatori i vitit 2010 punon si dirigjent kryesor i orkestrës simfonike në Guangzu, me të cilin kanë bërë turne nëpër Evropë. Përveç orkestrave në Kinë, Lin Daje gjatë studimeve të rij ka dirigjuar edhe me disa nga orkstrat e njohura evropiane, si Orkestra simfonike e Berlinit, Orkestra simfonike e Branderburgut dhe Orkestra simfonike e Frankfurtit.