Botë
Shqipëri, vazhdon protesta në Tiranë, dështon në rrethe
08.01.2019 17:18
Studentët në Shqipëri janë shfaqur sot jo unanime sa i përket një vendimi për të vijuar protestën apo mësimin....

Një grup protestuan para Kryeministrisë, ndërkohë që të tjerë i janë rikthyer mësimit. Protesta e studentëve ka dështuar edhe në rrethe, pasi nuk ka pasur organizim në qytetet kryesore ku ka universitete. Në disa prej fakulteteve ditën e sotme janë paraqitur studentë që nuk janë futur në mësim dhe i kanë vënë kyçin derës. Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Gjatë paradites në rrjetet sociale qarkulloi një letër, sipas së cilës studentët duhet të paguanin tarifa të plota deri më 28 janar. Por, kryeministri Rama reagoi duke thënë se ka një vendim qeverie për përgjysmimin e tarifave dhe se letra është publikuar nga persona që duan të krijojnë destabilitet. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë dhe një sërë lehtësish të tjera financiare për studentët.
LULJETA NDOKA
