Televizioni kurd: Vritet ekstremisti kosovar Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri, kosovari i përfolur për aktin e tij barbar, ku shfaqej në foto duke i prerë kokën një siriani, ka humbur jetën sot. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, referuar dhe televizionit kurd KNNC.........

Portali kosovalbaner.com, ka theksuar se terroristi shqiptar nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë luftimeve në Irak.
Sipas këtij portali, televizioni kurd KNNC ka njoftuar se Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat mbrojtëse kurde. Por, në Google dhe në vetë faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.
Trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar në kanalin e KNNC, transmeton kosovalbaner.com.
Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurdë thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.
