Botë

Kina prezanton “grabitqarin e qiellit”

08.01.2019 21:14

Ushtria kineze prezantoi krijesën e saj më të fundit, një dron spiun i teknologjisë së lartë që vë në alarm edhe superfuqitë më të zhvilluara teknologjike....

I cilësuar si “grabitqari i qiellit” avioni pa pilot i krijuar nga inxhinierët kinezë mund të fluturojë deri në 40 orë pa furnizim me karburant. Dyshimet e para janë që Pekini mund ta përdorë për qëllime spiunazhi. Bëhet fjalë për dronin e katërt të ndërtuar nga Kina.
 
Sipas ekspertëve, droni spiun është i aftë të fluturojë deri në 7500 metra lartësi dhe është i pakapshëm nga të gjithë llojet e radarëve. Ndërsa në një lartësi prej 3 mijë metrash, “grabitqari i qiellit” mund të fotografojë me pastërti edhe targën e një automjeti. Ndërtimi i tij ka nisur që në vitin 2012, por ishte mbajtur sekret nga Pekini./Tv Klan