Turqia ndihmon palestinezët në Gazë
Turqia dërgoi ndihmë humanitare në vlerë prej 350.000 lira turke (121.000 euro) edhe për palestinezët në Rripin e Gazës......

"Kjo është faza e dytë nga përpjekjet e Turqisë për të ndihmuar palestinezët në Gazë, pasi që filloi ofensiva izraelite", deklaroi mbrëmë Kjurshat Mahmat, koordinator për Palestinën i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA).
Ai shtoi se 12 kamionë, të ngarkuar me koserva me ushqim dhe mallra tjera, do të mbërrijnë sot në Rripin e Gazës.
"Në fazën e parë të ndihmës së Turqisë janë dërguar mallra me 20 kamionë", tha Mahmat.
Në të njejtën kohë, në kuadër të fushatës vullnetare për të ndihmuar banorët e Rripit ë Gazës, të inicuara në Turqi nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan, veçmë janë grumbulluar 45 milionë lira turke (20,8 milionë euro).
