Pesë viktima gjatë shpërthimit të një autobusi shkollor në Pakistan
19.08.2014 10:53
Pesë persona e kanë humbur jetën, midis të cilëve dy fëmijë, pasi që një autobus shkollor ka shkelur në një minë të vendosur në rrugë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.........

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Kar në provincën Baxhur, përgjatë kufirit me Afganistanin, ndërsa jetën e kanë humbur jetën dy fëmijë, dy mësuese dhe shoferi i autobusit.
Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, por provinca Baxhur viteve të fundit është strehimore e disa ofensivave të ushtrisë pakistaneze kundër talebanëve dhe militantëve të huaj.
