Europa nën “darën” e të ftohtit, shkon në 26 numri i viktimave nga moti i keq

10.01.2019 10:08

Europa vazhdon të mbetet në darën e të ftohtit...

Europa vazhdon të mbetet në darën e të ftohtit, që ka marrë deri tani jetën e 26 personave.

Në Norvegji përpjekjet për të gjetur trupat e katër skiatorëve u penguan nga dukshmëria e ulët dhe reshjet e dendura të dëborës.

Policia rumune gjeti trupin e ngrirë të një 67-vjeçari në një parking të qytetit jugor të Slatinës, ndërkohë që vendi është mbërthyer nga tempratura deri në – 24 gracë  Celsius.

Një i pastrehë i gjendur i pajetë në jug-lindje të Francës. Të paktën 13 persona vdiqën nga hipotermia në qytetin Burjatia, në Siberinë Lindore, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 49 gradë Celsius. 9 persona gjetën  vdekjen më herët prej orteqeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani, 2 viktima edhe në Greqi.