Botë
Athinë, kancelarja gjermane Merkel nisë vizitën zyrtare
10.01.2019 14:17
Kancelaria gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Athinën, në një lëvizje të fundit për të bindur Athinën...

Nën masa të shtuara sigurie, me protesta të paralajmëruara, por edhe ndalesa për tubime, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur për vizitë në Athinë. Merkel dë të takojë sonte kryeministri grek, Aleksis Cipras, dhe presidentin, Prokopis Pavlopulos.
Në rezidencën e ambasadorit gjerman në Athinë, nesër në mesditë, Merkel do të realizojë takim me liderin e Demokracisë së Re, Kirjakis Micotakis. Sipas mediave greke, në këto takime në mesin e temave do të jetë edhe implementim i Marrëveshjes së Prespës, që ka të bëjë me kontestin e emrit me Maqedoninë.
