JAPONI

Shkencëtarët japonezë përpunojnë metodë për diagnostikim të kancerit

19.08.2014 11:20

Qendra nacionale për kancer në Japoni planifikon që për pesë vjet të përpunojë metodë, e cila do të mundësojë diagnostikim të hershëm të 13 llojeve të kancerit me ndihmën e analizës së thjeshtë të gjakut.......

Vlera e projektit arrin 57 milionë euro dhe do të kontribuojë për zbulimin e kancerit në gji, eshtra, abdomen, mushkëri, mëlqi, pankreas, zorë të trashë, tëmth, vezore, prostatë dhe fshikëz.

Metoda do të mund të ndihmojë edhe për zbulim të hershëm të sëmundjeve degjeneruese, siç është sëmundja e Alchajmerit

Bëhet fjalë për analizë të acidit mikroribonukleine (mikroRNK) rritja e të cilës supozohet se është shenjë për zhvillim të kancerit.

Disa ekipe hulumtuese në Evropë dhe SHBA, gjithashtu, interesohen për rolin e mikroRNK në lloje të ndryshme të kancerit, por shkencëtarët japonezëkonsiderojnë se mund të arrijnë më larg në hulumtimet e tyre.

Në këtë projekt do të marrin pjesë 65.000 pacientë, të cilët do të zgjidhen nga Qendra nacionale japoneze për kancer.