Botë

Prishtinë, studentët në protesta, kërkojnë liberalizimin e vizave

10.01.2019 18:43

Studentët e Kosovës kanë protestuar në Prishtinë me kërkesën për liberalizimin e vizave.....

Marshi protestues ka nisur nga Universiteti i Prishtinës, për të vazhduar para qeverisë së Kosovës dhe zyrës së BE-së. Motoja e protestës ishte “A është izolimi vlerë e BE-së”.
 
Pjesë e protestës ishte edhe deputeti, Labinot Tahiri, i cili premtoi që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë dhe se nuk do të udhëtojë në Evropë derisa të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës. Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që të pajisë studentët kosovarë me pasaporta shqiptare.