Botë
Samiti i Davosit, Trump anulon pjesëmarrjen, shkak muri i Meksikës
11.01.2019 11:11
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës, që do të mbahet në fund të janarit....

Trump shprehet se do ta anulojë samitin e Davosit, për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit me Meksikën.
“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anuloj udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës”,- ka shkruar Trump në Twitter.
