EKONOMI

Qytetarët vazhdojnë të blejnë makina të vjetra

19.08.2014 12:27

Në Maqedoni, vazhdon trendi i hyrjes dhe blerjes së makinave të vjetra nga vendet euro-perëndimore, ndërsa ka shënuar rënie drastike trendi i blerjes dhe importit të makinave të reja....

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Doganave, nga fillimi i vitit janë importuar 1854 vetura të reja, ndërsa 14.998 janë importuar makina të vjetra.

Dallimet janë të mëdha dhe se qytetarët më shumë kanë interes për të blerë një makinë të vjetër me një çmim të volitshëm në vendet euro-perëndimore.

Një numër i madh i importuesve të makinave të reja, po përballen me probleme, pasi që ka shënuar rënie shitja e tyre.

Importuesit, si problem për këtë e shohin Ligjin për Transportin dhe Importin e Makinave të Vjetra të miratuar në vitin 2010.