Kurdët dhe SHBA, rimarrin pendët e Mosulit
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se forcat kurde dhe ato irakiane, të ndihmuara nga sulmet ajrore amerikane, e kanë rimarrë pendën më të madhe të Irakut nga militantët e Shtetit Islamik..

Kjo sipas Obamës është “progres i rëndësishëm” kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Ndërkohë, Obama duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se në Irak janë arritur edhe qëllime të tjera amerikane, përfshirë ndalimin e avancimit të militantëve drejt kryeqytetit kurd, Irbil.
Sidoqoftë, Obama nuk ka pranuar të tregoj se deri kur do të vazhdojnë sulmet ajrore amerikane kundër Shtetit Islamik.
Obama ka thënë se militantët e Shtetit Islamik paraqesin kërcënim për të gjithë irakianët dhe për këtë ata duhet të bashkohen që t’iu rezistojnë atyre.
Ai ka thënë se SHBA-të janë duke i furnizuar me armë dhe asistencë forcat e sigurisë së Irakut dhe luftëtarët kurdë derisa këta të fundit tentojnë të rikthejnë territoret e marra nga Shteti Islamik.
