Botë

Irani kundërshton konferencën e Polonisë

13.01.2019 14:49

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë thirrje ndaj të dërguarve të Polonisë në Teheran të protestojnë konferencën globale të organizuar nga Polonia...

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë thirrje ndaj të dërguarve të Polonisë në Teheran të protestojnë konferencën globale të organizuar nga Polonia në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, me fokus në temat për Iranin dhe Lindjen e Mesme.
 
Një zyrtar i ministrisë i tha të ngarkuarit me punë, Wojciech Unolt, se Irani e sheh këtë vendim të Polonisë që të jetë nikoqir, si “akt armiqësor ndaj Iranit”.
 
Në raport thuhet se diplomacia e Polonisë, ka ofruar spjegime se konferenca nuk është anti-Iran.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha më 11 janar se takimi ministror do të mbahet në Varshavë më 13-14 shkurt si dhe do të fokusohet në stabilitetin dhe paqen e Lindjes së Mesme.
 
“Do të përfshijë një element të rëndësishëm të sigurimit se Irani nuk është faktor destabliziues”, tha Pompeo.
 
Ministri i Jashtëm polak Jacek Czaputowicz, tha se shpreson që kjo konferencë do të përafrojë qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së.
 
Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, e quajti konferencën “cirk dëshpërues anti-Iran”.