Ekonomi
Parashikimet e Bankës Botërore, Bislimi: Janë reale, madje vështirë të realizohen
13.01.2019 17:39
Parashikimet e Bankës Botërore për rritje ekonomike të Maqedonisë prej 2.9% të PBV-së në vitin 2019...

Parashikimet e Bankës Botërore për rritje ekonomike të Maqedonisë prej 2.9% të PBV-së në vitin 2019, janë reale, mbase edhe të vështira për tu realizuar.
Kështu vlerson profesori universitar Sami Bislimi. Sipas tij, në gjendje kur realoizimi i investimeve kapitale është në nivelë të ulët, atëherë nuk duhet pritur shumë sa i përket rritjes ekonomike
“Kur kemi ngecje në aspektin e investimeve, atëherë kjo implikon edhe ngecje në rritjen e aftësisë prodhuese të ekonomisë së vendit. Pa aftësi prodhuese nuk mund të presim edhe rritje ekonomike: për këtë arsye them se projeksionet e Bankës Botërore janë më reale dhe sipas vlersimit tim, ndoshta edhe këto projeksione vëstirë të realizohen”, u shpreh profesori universitar Sami Bislimi
Maqedonia kishte parashikim më të dobët, në krahasim me vendet tjera të rajonit. Sipas profesoorit universitar Sami Bislimi, shkak për këtë është edhe klima politike e cila ka mbizotruar kohët e fundit në Maqedoni. Për të pasur zhvillim sipas tij, politikbërësit duhet ti kthejnë syt kah ekonomia.
“Nuk është mungesa aq e mjeteve, por është mungesa e kapacitetit dhe qëllimeve të projektuara. Zakonisht te ne qëllimet janë shumë apo vlerë e dëshirave, por jo edhe veprimet që do të ishin në funksion të realizimit të këtyre qëllimeve. Sa për kapacitetin vendor, të ekonomisë së vendit, askush nuk interesohet aq shumë për ekonominë, kurse kur gjendja politike në vend ka kahje krejtësisht të kundërta prej asaj që kërkon një ekonomi, e cila kërkon rritje dhe zhvillim”, theksoi Bislimi.
Për dallim për Maqedoninë, Banka Botërore ka shprehur optimizëm më të madh sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Kosova do të jetë lider në rajon me rritje prej me 4.5 për qind, Shqipëria 3.6, Serbia 3.5%, Bosnja dhe Hercegovina 3.4%, Bullgaria 3.1 kurse Mali i Zi dhe Kroacia do të kenë rritje prej 2.8%.
ERSAN PAJAZITI
