Botë
Prishtinë: Mustafa niset drejt Hagës për të dhënë dëshminë
13.01.2019 18:15
Ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa Remi dhe Sami Lushtaku...

Ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa Remi dhe Sami Lushtaku, janë përcjellur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Hagës.
Ata i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Në mesin e të ftuarve siç është bërë e ditur janë edhe, Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti.
Është raportuar se Remzi Shala, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.
