Futboll

Suarez edhe zyrtarisht prezantohet te Barcelona

19.08.2014 15:10

Barcelona ka prezantuar përforcimin e ri Luis Suarez...

Sulmuesi uruguaian ka mbajtur konferencë për media, para se të zbarkoj në Camp Nou.
 
Barcelona e ka prezantuar Luis Suarezin, të cilin e transferoi javë më parë nga Liverpooli me vlerë prej rreth 88 milionë euro. Ky prezantimi është mundësuar pas lejes së marrë nga Gjykata Arbitrare për Sport, pasi uruguaiani është i dënuar deri më 26 tetor pas kafshimit që i bëri Chiellinit.  
 
"Të luash në këtë klub është një ëndërr".
 
Këto ishin fjalët e Luis Suarez gjatë prezantimit të sotëm në "Camp Nou". Blerja e madhe e verës për Barcelonën luajti dje takimin e parë me ekipin e tij të ri, ndërsa mesditën e sotme bëri edhe prezantimin zyrtar.
 
"Kam realizuar një ëndërr që e kam patur që fëmijë. Të luash në këtë stadium është një emocion i pabesueshëm. Jam një sulmues dhe më pëlqen të shënoj, jam këtu për të ndihmuar këtë skuadër fantastike", tha mes të tjerash sulmuesi uruguajan. 
 
MUSTAFA ADEMI