USHT: 615 studentë regjistrohen në Shkup
Në drejtimet e disperzuara të USHT-së në Shkup, këtë vit do të regjistrohen 615 studentë në disa drejtime studimore, bën të ditur koordinatori i punës së Fakulteteve të Disperzuara të USHT-së, Fati Iseni.........

Për shkak të mungesës së hapësirës, numri i studentëve që do të regjistrohen këtë vit në Shkup është më i vogël, thotë Hiseni, i cili njëherit bën të ditur se nuk do të regjistrohen studentë në drejtimet e Fakultetit të Shkencave Matematiko-natyrore.
“Në drejtimin Juridik-gjyqësor 150 studentë, në Shkencat Politike 80, në Gazetari 100, Ekonomi dhe Biznes 120, Gjuhë dhe Letërsi Angleze 100, Orientalistikë 45 dhe Projekt 30\35 mosha -20. Studentë pra, gjithsej 615 studentë. FSHMN-ja, është ndërprerë këtë vit komplet, pra Biologji, Kimi, Biokimi, Fizikë, Shkencat Matematikore janë ndërprerë komplet, për shkak të mungesës së hapësirës, por mendoj se vitin e ardhshëm sipas të gjitha mundësive do të riaktivizohen përsëri”- deklaroi koordinatori i Fakulteteve të Disperzuara të USHT-së në Shkup, dr. sc. Fati Iseni.
Drejtimet e dispoerzuara të USHT-së, prej para dy ditësh janë vendosur përkohësisht në objektin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.
“Ne, sapo kemi dalë këtu në këtë objekt, është dita e dytë e punës sonë zyrtarisht dhe konsiderojmë se kjo është një zgjidhje e përkohshme, mirëpo është një zgjidhje e mirë, kuptohet që vendi ku paraprakisht që ishim në Çarshi, ka qenë jashtëzakonisht i mirë, mirëpo shkaku i hapësirave u detyruam pra që të gjejmë zgjidhje alternative, pra të përkohshme, derisa të ndërtohet objekti në vendin e caktuar, derisa të ndërtohet objekti jonë te Kazerma”- theksoi koordinatori, dr. sc. Fati Iseni.
Për tu regjistruar në drejtimet e USHT-së në Shkup, që në ditën e parë vërehet interesimi i theksuar i studentëve.
“Juridik-drejtësi, po atë e kisha si ëndërr, për atë më tepër, për me fillu studimet edhe e pëlqej ma shumë atë lëndë. Ishalla do të mbërrij diçka, por njëherë për njëherë ta kryej këtë, nuk dihet në të ardhmen çka ndodh”- u shpreh një vajzë.
“Administratë-biznesi e kam pëlqy”- potencoi një djalë.
Regjistrimi i studentëve të rinj, ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 22 gusht, ndërsa rezultatet do të shpallen më 25 gusht. (Gyltene Sinani, TVM2)
