Botë
Iran, rrëzohet avioni, 15 të vdekur, një person mbijeton
14.01.2019 10:01
Një avion Boeing 707 është përplasur në aeroportin e Karaj, jo shumë larg Teheranit, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë....

15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash pranë një qyteze në periferinë perëndimore të Teheranit. Vetëm njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit arriti të shpëtojë i gjallë. Hetuesit thanë se avioni ra, pasi njëri nga motorët ishte përfshirë nga flakët.
Bilanci do të kishte qenë më i rëndë nëse avioni do të ishte përplasur në disa pallate të larta sipër të cilave fluturoi para se të rrëzohej. Sipas të dhënave të para, piloti i Boeing 707 ka tentuar të ulet në aeroportin e gabuar dhe më pas ka humbur kontrollin, duke u përplasur me disa vila në një zonë rezidenciale. Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit. Avioni ishte nisur nga Bishkeku i Kirkistanit.
