Botë
Joe Biden merr vendimin, do të kandidojë për president të ShBA-së
14.01.2019 12:04
Joe Biden i ka informuar disa figura të larta demokrate se ka vendosur të garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2020, kundër Donald Trumpit....

Ish-nënpresidenti amerikan madje e ka caktuar të martën si ditë të mundshme të shpalljes zyrtare të kandidaturës, raporton Axios. Edhe vëllai i vogël i Joe Bidenit, Frank, ka thënë për Palm Beach Post se pret që ai të kandidojë për president.
“Ai edhe mund të më befasojë”, ka thënë Frank Biden. “Por, unë e di se familja i qëndron 100 për qind prapa”, ka shtuar ai. Në një intervistë në natën e së shtunës në Fox News, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk i bën përshtypje ky lajm.
