Botë

Kryebashkiaku theret me thikë në eventin e bamirësisë

14.01.2019 13:42

Kryetari i Bashkisë së qytetit polak të Gdaskut është plagosur rëndë me thikë teksa ndodhej në skenën e eventit më të madh të bamirësisë në vend...

53-vjeçari Pawel Adamowicz, u dërgua me shpejtësi në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën edhe pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 5 orë.
 
“BBC” raporton se një i dyshuar 27-vjeçar, me rekorde kriminale të mëhershme, është arrestuar.
 
Në momentin e sulmit, i riu tha se ishte burgosur padrejtësisht gjatë qeverisjes së mëparshme të partisë e cila mbështeti edhe rizgjedhjen e Adamowicz.
 
Mjeku Tomasz Stefaniak nga Qendra Klinike Universitare në Gdansk tha se Adamowicz  pësoi plagë të rënda abdominale gjatë sulmit me thikë.
 
Gjatë ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale, kryebashkiakut iu dhanë 41 doza gjaku. “Ai mbetet në gjendje shumë, shumë serioze”, tha Dr Stefaniak. “Orët e ardhshme janë vendimtare”, tha ai. /tvklan