Futboll

Antonio Konte prezantohet te Italia

19.08.2014 15:14

Federata e Futbollit e Italisë ka prezantuar pasardhësin e Cesare Prandelit. Ai është ish strategu i Juventusit, Antonio Conte, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Azzurrët...

Conte do të drejtojë kombëtaren e Italisë deri në përfundim të Euro 2016, derisa nga kontrata dyvjeçare do të përfitojë plot 8.2 milionë Euro. Në konferencën për shtyp, strategu italian u shfaq i lumtur për eksperiencën e re.
 
“Fitorja është një dënim i ëmbël dhe unë jetoj vetëm për fitoren. E dini shumë mirë ndryshimin mes fitores dhe humbjes. Është si të jetosh apo të vdesësh. Kur humbas më duket sikur vdes prandaj unë dua të përçoj mentalitetin tim dhe t’u mësoj lojtarëve diferencën mes fitores dhe humbjes. Pavarësisht situatës jo pozitive që po kalon kombëtarja e kaltër, italiani e di shumë mirë se tashmë është timonier i një skuadre prestigjioze në arenën ndërkombëtare.
 
“Jam shumë i emocionuar sepse në vendin tim do të dëshironin të ishin shumë trajnerë të tjerë të mëdhenj. Kjo është kombëtarja më e rëndësishme bashkë me Brazilin dhe për këtë jam shumë krenar. Përshëndes Prandellin që drejtoi skuadrën për 4 vjet duke kryer një punë të madhe. I uroj fat dhe shfrytëzoj rastin për të falënderuar edhe Sacchin për punën e zhvilluar në sektorin e të rinjve. Dyert për të janë gjithmonë të hapura”.
 
ARTAN ZIBERI