Ekonomi
OEM - rritje në industrinë përpunuese, ulje në veshmbathje
14.01.2019 18:00
Statistikat shtetërore kanë llogaritur se 15 nga 23 degët e industrisë në industrinë përpunuese përjetuan rritje me një mesatare prej 5.2 për qind në 11 muajt e vitit 2018...

Statistikat shtetërore kanë llogaritur se 15 nga 23 degët e industrisë në industrinë përpunuese përjetuan rritje me një mesatare prej 5.2 për qind në 11 muajt e vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prodhimi i pajisjeve të makinerisë u rrit me 16.3 për qind, automjetet motorike 27.9, pajisjet elektrike për 14, prodhimet metalike të fabrikuara me 11.5 për qind dhe prodhimet bujqësore me 6.8 për qind. Kishte një rënie në prodhimin e veshmbathjes dhe pijeve. Industria elektrike dhe ushqimore llogariten për 81.3 për qind në industrinë përpunuese.
“Ndikimi më i madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit është mungesa e fuqisë punëtore e pakualifikuar, me 28.6%. Kërkesa e brendshme e pamjaftueshme me 16.2% dhe kërkesa e huaj e pamjaftueshme me 15.7%”,- tha Daniela Mihajlovska Vasilevska nga ОЕМ.
Për nevojat e një kuadri më të fuqishëm janë bërë disa analiza dhe këtu nuk ka asnjëfarë ndryshimi, thonë nga Oda. Ata argumentojnë se është e nevojshme të rritet cilësia e arsimit formal dhe joformal për të mundësuar një përshtatje më të shpejtë me kërkesat dhe nevojat e tregut.
“Për të rritur atraktivitetin e arsimit profesional, trajnimi për regjistrimin e nxënësve në profesionet e kërkuara duhet të ndërtohen mekanizma të fuqishme që do të forcojnë dhe përmirësojnë mbështetjen financiare, kryesisht për studentët gjatë arsimimit të tyre. Masat nxitëse janë të nevojshme për përfshirje më të madhe në sektorin e biznesit, si dhe për rritjen e interesit të studentëve për regjistrimin në shkollat e mesme profesionale”,- theksoi Boris Trimçev nga OEM.
Biznesi kërkon arsim cilësor dhe pajisjen e shkollave të mesme me laboratorë dhe pajisje dhe përmirësimin е punës praktike.
SEDAT SELIMI
