UKRAINË

Vazhdojnë luftimet në Luhansk

19.08.2014 15:28

Forcat qeveritare ukrainase, po luftojnë me separatistët pro-rusë në Luhansk, një nga dy qytetet e mëdha që kontrollohen nga rebelët në Ukrainën lindore.....

Ndërkohë, zyrtarët në Kiev, kanë thënë se forcat qeveritare e kanë forcuar rrethimin e qytetit të Donjeckut, duke marrë edhe dy qyteza të afërta që kanë qenë nën kontroll të rebelëve.

Kievi thotë se luftimet në zonat e afërta, kanë ndaluar përpjekjet për të gjetur trupat e civilëve refugjatë, që bënin përpjekje të largoheshin nga Luhansku, që janë vrarë nga separatistët.

Qeveria ka thënë se ka gjetur 15 trupa të pajetë. Separatistët pro-rusë, e kanë hedhur poshtë akuzën se kanë vrarë refugjatë.