Osmani prezantoi statusin e implementimit të Planit 18
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni....

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni prezantoi statusin e implementimit të Planit 18.
“Arritëm të mbyllim të gjitha çështjet e hapura politike, duke lënë hapësirë për implementim më të gjerë dhe më të thellë të procesit reformues”, – theksoi Osmani, duke referuar fillimisht për suksesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Osmani iu referua aktiviteteve të realizuara të deritanishme të Planit 18 si dhe sfidave për implementimin e tij të mëtutjeshëm.
Osmani para ambasadorëve u shpreh se Plani 18 do të jetë i implementuar në kohë, me qëllim që zbatimi i tij të shënohet në mënyrë adekuate në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për vendin.
Në fund Osmani shprehu mirënjohje deri te ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, për mbështetjen e tyre në procesin reformues dhe në përgjithësi integrimeve evropiane të vendit, duke shprehur shpresën se kjo mbështetje do të rezultojë edhe me rezultate konkrete këtë vit, që nga fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
